www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Peshkaqenët e Floridas, “të varur” nga kokaina

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Peshkaqenët që notojnë në brigjet e Floridas mund të jenë duke ngrënë pakot me kokainë që hidhen në oqean nga trafikantët e drogës. Çdo vit, një sasi e madhe pakosh me lëndë narkotike nxirren në breg nga oqeani dhe më pas konfiskohen nga autoritetet. Biologu Tom Hird donte të hetonte nëse peshkaqenët janë duke e konsumuar kokainën dhe rezultatet e studimit të tij tashmë po rrëfehen në një shfaqje televzive të quajtur “Peshkaqenët e Kokainës” që do të transmetohet javës tjetër në Discovery Channel.

Shkencëtarja e Universitetit të Florida-s, Tracy Fanara thotë se indiciet për studimin i morën edhe nga historitë që peshkatarët tregojnë për peshq “të varur nga droga.

Pasi kryen një sërë zhytjesh, Hird dhe Fantana vunë re se disa nga peshkaqenët po silleshin në mënyrë aspak të zakontë. Për shembull, peshkaqeni çekiç, që zakonisht është një specie që i shmang njerëzit, nxitoi që t’u afrohej e të notonte më ta. Në 18 metra thellësi, një peshkaqen tjetër u pa duke notuar në rrathë, duke u fiksuar në diçka qe nuk ishte aty. Ata më pas testuan reagimin e peshkaqenëve ndaj pakove të hedhura në ujë që ishin të ngjashme në madhësi dhe formë me pakot e kokainës./koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara