www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KUJDES! Në Maqedoni po shpërndahen lojëra të rreme shpërblyese në rrjetet sociale/MPB: Mund të keqpërdoren të dhënat personale

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rrjetet sociale, posaçërisht në Facebook, po shpërndahen lojëra të rreme shpërblyese në emër të kompanive të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga MPB thonë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi të njëjtat bëhen për t’u marrë të dhënat personale qytetarëve.

“Qytetarëve, për të marrë pjesë në këto lojëra shpërblyese që janë false, u kërkohet të bëjnë “like” faqen dhe postimin konkret, të shkruajnë “Unë marr pjesë” në koment, si dhe ta shpërndajnë atë, për të përhapur sa më shumë lojën e rreme shpërblyese. Më pas, krijuesit e këtyre lojërave shpërblyese të rreme, u dërgojnë mesazh qytetarëve se janë fitues të një çmimi dhe se për ta marrë atë, duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë një foto të letërnjoftimit (në të dyja anët), si dhe një foto të personit në letërnjoftim”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara