www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Turqia dhe EBA nënshkruan marrëveshje në vlerë prej mbi 50 miliardë dollarë

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Turqia do të sigurojë që marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të adresohen rregullisht në nivelin më të lartë përmes mekanizmit të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha Recep Tayyip Erdogan.

Komentet erdhën teksa presidenti turk dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan drejtuan bisedimet në nivel delegacionesh në Pallatin Al-Watan në Abu Dhabi.

Lideri turk tha se bashkëpunimi mes dy vendeve do të avancojë më tej me Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që do të mbahet në Stamboll në datat 25-28 korrik.

Ai shprehu kënaqësinë e tij që ishte ftuar si “mysafir nderi” në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Abu Dhabi, raporton aa.

Turqia dhe EBA-ja nënshkruan 13 marrëveshje në vlerë të 50 miliardë dollarëve (44.6 miliardë euro), njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Ndryshe, Erdogan filloi një turne në tri vende të Gjirit Persik, duke nisur me Arabinë Saudite, e ndjekur nga Katari. Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndalesa e fundit presidentit turk. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara