Turqia do të sigurojë që marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të adresohen rregullisht në nivelin më të lartë përmes mekanizmit të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha Recep Tayyip Erdogan.
Komentet erdhën teksa presidenti turk dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan drejtuan bisedimet në nivel delegacionesh në Pallatin Al-Watan në Abu Dhabi.
Lideri turk tha se bashkëpunimi mes dy vendeve do të avancojë më tej me Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që do të mbahet në Stamboll në datat 25-28 korrik.
Ai shprehu kënaqësinë e tij që ishte ftuar si “mysafir nderi” në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Abu Dhabi, raporton aa.
Turqia dhe EBA-ja nënshkruan 13 marrëveshje në vlerë të 50 miliardë dollarëve (44.6 miliardë euro), njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.
Ndryshe, Erdogan filloi një turne në tri vende të Gjirit Persik, duke nisur me Arabinë Saudite, e ndjekur nga Katari. Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndalesa e fundit presidentit turk. /Telegrafi