www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë

Posted on January 10, 2025January 10, 2025 by Dilo Kamb

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, duke folur për ligjin e “branitellave”, sot tha se nuk do të lejojë që një pjesë e poppullsisë të mos trajtohet e barabartë.

“Sido ta shikoni këtë çështje, do të shihni se presidenti ka të drejtë. Ai e dëshiron të vërtetën në tërësinë e saj. Ajo është e bindur se e ardhmja e vendit nuk mund të ndërtohet me gjysmë të vërteta. E pranoj që kam dobësitë e mia, ajo është shqiptare dhe duhet të përballet me dallimet me të cilat përballen edhe bashkëqytetarët e saj. Po të ishte burrë, nuk do ta kishte vënë interesin personal mbi interesin kombëtar. Së pari le të jemi njerëz”, tha sot nga foltorja e Kuvendit, deputetja dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, duke folur për interpelancën ndaj saj.

Kujtojmë se kundër saj deputetët e “Së Majtës” kanë bërë interpelancë për, siç thonë ata, shkeljen brutal të Kushtetutës dhe Rregullores së Punës, që e pengon që Ligji për Veteranët të prezantohet para deputetëve.

“Mjafton të përqendrohemi kur lexojmë nenin 9 të Kushtetutës dhe do ta ketë të qartë për të gjithë se kjo interpelancë është për të treguar pushtet dhe për të diktuar mbi punën e deputetëve që mendojnë ndryshe.

Nuk dola për të debatuar, por për të konfirmuar që nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë. Unë gjithmonë do të veproj njësoj kur është e nevojshme. Ju ftoj të bashkoheni me mua dhe t’i thoni “jo” shfrytëzimit të qytetarëve”, tha Dauti në fjalimin e saj para deputetëve.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara