www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga sot, ndihma juridike falas mundësohet edhe për banorët e Komunës së Bogovinës

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që do të kontribuojë në rritjen e qasjes së ndihmës juridike falas për banorët e Komunës së Bogovinës.

Zyra gjendet në objektin ku ka qenë selia e Komunës së Kamjanit. Pas hapjes zyrtare, u mbajt një aktivitet promovues nga përfaqësues të Këshillit të Evropës

Angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Këshillit të Evropës, në frymën e qasjes së barabartë në drejtësi efektive do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me hapjen e zyrave të reja në më shumë komuna të vendit, me qëllim njoftimin e qytetarëve me mekanizmat që ofron shteti nëpërmjet Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, në dobi të mbrojtjes së të drejtave të tyre në procedurat para gjykatave dhe institucioneve të tjera./Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara