www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kapen 5.3 tonë kokainë në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

ITALI- Në Itali janë sekuestruar 5.3 tonë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë persona, mes tyre një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar nga Gurdia di Finanza. Sipas tyre, nëse droga e kapur në provincën e Agrigento në Siçili do arrinte të dilte në treg do të kapte shifrën e 1 miliard eurove.

Aksioni nisi mbrëmë dhe përfshiu ndjekjen me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Kjo sasi droge konsiderohet si më madhja e kapur ndonjëherë në të gjithë Italinë. Autoritetet vijojnë kontrollet për të zbërthyer të gjithë dinamikën e këtij rrjeti trafikantësh.

Sipas një njoftimi zyrtar të Guardia di Finanza në pranga u vu ekuipazhi i peshkarexhës “Ferdinando d’Aragona”.

Bëhet fjalë për 5 persona, një shqiptar, një italian, dy tunizianë dhe një francez.

Të arrestuarit janë shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç, italiani Vincenzo Catalano, 35 vjeç, tunizianët Kamel Thamlaoui, 53 vjeç dhe Sami Mejri, 48 vjeç, si dhe francezi Yanis Malik Bargas, 19 vjeç. Kjo sasi kokaine ishte nisur nga Kalabria./ n.m.abcnews.al

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara