www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi 27.000 euro

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Shkup, 20 korrik – Drejtoria e doganave ka njoftuar se në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” është parandaluar një tentim për eksport ilegal të devizave, gjatë së cilës janë sekuestruar 27.000 euro.

“Më 18.07.2023 rreth orës 20:00 në dalje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë është regjistruar një automjet me targa të Serbisë e drejtuar nga një shtetas serb. Gjatë kontrollit të kryer nga ana e doganierëve, në çantën personale të udhëtarit janë gjetur 47 mijë euro për të cilat nuk ka poseduar dokument përkatës rreth prejardhjes së tyre. Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit dhe bashkëshortes së tij – shoqëruese në automjet u janë kthyer 10.000 euro (shumë që një jorezident mund t’i nxjerrë lirisht jashtë shtetit), ndërsa 27 mijë eurot e mbetura janë mbajtur përkohësisht”, thekson Drejtoria.

Konform ligjit për veprimtarinë devizore dhe Ligjit për doganat është parashtruar kërkesë për fillimin e procedurës penale./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara