www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BE pezulloi fondet për bujqësinë në Shqipëri, Krifca: S’është lajm, AZHBR ka qenë që vjet nën hetim! Masa është e përkohshme, s’thuhet se ka korrupsion

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Ministrja e Bujqësisë ka reaguar për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion. Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet ndërsa shton se në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion. Ministrja shton se masa ka qenë e përkohshme.

Ministrja e Bujqësisë ka reaguar për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion. Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet ndërsa shton se në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion. Ministrja shton se masa ka qenë e përkohshme.

“U ndesha me shumë neveri retorikat e ditës së djeshme sepse hidheshin baltë mbi institucionr dhe me njerëz që janë përkushtuar. Çdo fjalë u përdor nga opozita si barut për t’i vënë flakën gjithçkaje të mirë që kemi bërë.

Dje, nuk ka pasur një lajm të ri. Lajmin se AZHBR ka qenë nën hetim, është i bërë publik që prej shkurtit në 2021.

Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel.

Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura  të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi te interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion. ”-thotë Krifca./Shqiptarja.com

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara