www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rustemi: Kompanisë “Behtel & Enka” i janë paguar rreth 167 milionë euro

Posted on July 19, 2023July 19, 2023 by User User1

Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi sot informoi se ndaj “Behtel dhe Enka” deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro.

Sipas Rrustemit, për momentin po bëhen hulumtimet gjeomekanike, ndërsa për projektim të traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet e disponueshme në shtet.

Po përgatiten, theksoi, edhe elaborate për eksproprijim.

“Vazhdojmë me pagesën ndaj ‘Behtel dhe Enka’, sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë. Po përgatiten edhe elaboratet për eksproprijim. Sot ose nesër do të miratohen edhe të gjithë projektuesit për projektim të të gjitha traseve dhe korridoreve rrugore. Dëshiroj ta informoj opinionin se të gjitha kapacitetet në shtet të cilat projektojnë do të angazhohen. Do të vazhdojmë me siguri javën e ardhshme të parashtrojmë kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për korridoret rrugore. Pas miratimit të marrë, do të fillojmë edhe me eksproprijimin, e më pas edhe me punët ndërtimore”, theksoi Rrustemi. /koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara