www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Para koncertit në Tiranë, Ricky Martin po qëndron në Durrës

Posted on July 19, 2023July 19, 2023 by User User1

Ylli me famë botërore, Ricky Martin po qëndron në Shqipëri.

Artisti nga Porto Riko të enjten, më 20 korrik pritet të mbaj koncert në sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Por, para kësaj 51-vjeçari ka zgjedhur qytetin bregdetar, Durrësin për të përballur vapën që kanë kapluar Evropën, përfshirë Shqipërinë.

Këtë e bëri të ditur vet autori i hitit “Livin’ La Vida Loca”, teksa publikoi një imazh nga Durrësi për miliona ndjekës të tij në Instagram.

Ndërkohë, dje me të arritur Martin tha se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e koncertit të tij madhështor.

Kujtojmë që Shqipëria tashmë ka mirëpritur një numër të madh artistësh ndërkombëtar, pak ditë më parë ylli tjetër latin, Enrique Iglesias performoi gjithashtu në Tiranë.

Emra të tjetër që më parë kanë mbajtur koncert në Shqipëri përfshijnë edhe Dua Lipën, Rita Orën, Maluma e Nikos Vertis. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje
  • Bukuroshja me origjinë nga Sanxhaku emërohet këshilltare në kabinetin e Kryeministrit Kurti
  • SHBA-ja thotë se dy anije me flamur amerikan kanë kaluar suksesshëm nëpër Hormuz
  • Mickoski fton qytetarët që pushimet verore t’i kalojnë në vend, duke vizituar malet e liqenet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara