www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

178 gjoba për shoferët në Shkup, 54 për vozitje të shpejtë

Posted on July 19, 2023July 19, 2023 by User User1

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, nga të cilat 54 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, pesë për vozitje pa patentë shofer, 17 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 2 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tetë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë gjoba për mos dhënien e përparësisë për këmbësorët, dy sanksione për kalim në semafor të kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni. /Zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara