www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tragjedi në Varshavë, rrëzohet aeroplani në një hangar – humbin jetën pesë persona dhe shtatë tjerë lëndohen

Posted on July 18, 2023 by User User1

Një aeroplan i vogël është përplasur në një hangar në një aeroport pranë Varshavës, ku si pasojë humbën jetën të paktën pesë persona.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski konfirmoi se “aksidenti ajror” ndodhi në aeroportin e Kricinit, transmeton Telegrafi.

“Kemi të paktën shtatë të lënduar dhe pesë të vdekur”, ka shkruar Adam Niedzielski në Twitter.

Ai shtoi se në vendin e aksidentit kanë shkuar katër helikopterë dhe 10 autoambulanca.

“Spitalet e Varshavës janë gati ose tashmë po presin pacientë”, tha ministri polak.

Monika Novakovska-Brinda nga ekipi i zjarrfikësve ka thënë se aeroplani Cesna me rastin e aterimit në kushte ekstreme të motit u rrëzua në hangarin brenda të cilit gjendeshin 10 persona.

Novakovska-Brinda raportoi se viktimat ishin kryesisht njerëz që u strehuan në hangar nga kushtet e këqija atmosferike. Ajo saktësoi se në aeroplan ishin tre pilotë, njëri prej të cilëve vdiq. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara