www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Protestuesit në Izrael bllokojnë autostradat dhe stacionet e trenave

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Dhjetëra mijëra protestues bllokuan të martën autostradat dhe stacionet e trenave si dhe u mblodhën në Tel Aviv gjatë një dite protestash mbarëkombëtare kundër planit të debatueshëm të Kryeministrit Benjamin Netanyahu për reformimin e gjyqësorit.

Protestat, tashmë në muajin e shtatë, janë shtuar gjatë ditëve të fundit ndërsa zoti Netanyahu dhe aleatët e tij në parlament po përparojnë me planin e reformës. Projektligji i parë i kësaj pakete – që synon të kufizojë kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë – mund të bëhet ligj që javën e ardhshme.

Trazirat lanë disi në hije edhe vizitën në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, i cili u ftua në Uashington për të festuar 75 vjetorin e Izraelit. /Koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara