www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Holanda heq kufizimin e eksportit për Turqinë në industrinë e mbrojtjes

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Holanda ka njoftuar se ka hequr kufizimin për eksportin e disa pajisjeve të industrisë së mbrojtjes për Türkiyen, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomisë dhe Çështjeve Klimatike të Holandës publikuan një tekst të përbashkët për vendimin për heqjen e kufizimit për eksportin e pajisjeve të industrisë së mbrojtjes.

Teksti i përbashkët i tri ministrive shpalli masat e marra nga qeveria holandeze në lidhje me kontrollet e eksportit të armëve për të nxitur një afrim më të madh në bashkëpunimin e mbrojtjes në Evropë.

Në tekst thuhej se qeveria holandeze dëshiron të forcojë bashkëpunimin evropian të mbrojtjes dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e Holandës në këto projekte dhe theksoi se kjo kërkon konkurrencë të ndershme në Evropë.

Në tekst theksohet se vitaliteti ekonomik dhe fuqia inovative e sektorit të mbrojtjes holandeze varet në masë të madhe nga eksportet dhe se më shumë se gjysma (54 për qind) e qarkullimit të këtij sektori vjen nga eksportet.

Në këtë kuadër, u theksua se vendimi për kufizimin e eksportit të pajisjeve të industrisë së mbrojtjes, i cili aktualisht është i vlefshëm për Türkiyen, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabinë Saudite, do të marrë fund./Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara