www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Guvernatori i fliste Putinit për ushtarët e vrarë, presidenti rus iu përgjigj: Përshëndetni të gjithë

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Presidenti rus Vladimir Putin bëri një koment disi të çuditshëm në një takim me një nga guvernatorët rajonalë të Rusisë.

Putin bisedoi me guvernatorin rajonal të Irkutsk, Igor Kobzev, për mënyrën se si të mbështesin ushtarët që luftojnë në Ukrainë dhe familjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas një transkripti të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, Kobzev tha: “Kemi 192 qytetarë të Irkutsk të cilëve u janë dhënë çmime shtetërore – urdhra, medalje”.

Më i riu prej tyre është Heroi i Rusisë, Eduard Dyakonov, i cili vdiq në Mariupol marsin e kaluar.

“Ai e mbuloi granatën me trup dhe kështu shpëtoi shokët e tij”, i tha Putinit guvernatori Irkutsk.

“Kjo është shumë e vlefshme për ne, për ne janë të gjithë heronj, janë në kujtesën tonë, në zemrat tona”, shtoi guvernatori.

Sipas transkriptit, Putini u përgjigj: “Përshëndeti të gjithë”. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara