www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Është publikuar lista e pasaportave më të fuqishme për vitin 2023 – ku është Maqedonia?

Posted on July 18, 2023July 18, 2023 by User User1

Është publikuar raporti i ri për pasaportat më të fuqishme për vitin 2023 (The Henley Passport Index). Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk është në vendin e parë.

Sipas të dhënave të reja, Singapori është në krye të listës. Qytetarët e saj mund të vizitojnë 192 nga 227 vende pa vizë. Në vendin e dytë janë Gjermania, Italia dhe Spanja.

Pas tyre janë Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia. Në vendin e katërt janë Danimarka, Irlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Maqedonia është në vendin e 43-të, ndërsa për vendet e tjera të rajonit pozitat janë si më poshtë: Sllovenia në vendin e 9-të, Kroacia në vendin e 14-të, Serbia në vendin e 34-të, Mali i Zi në vendin e 44-të, Shqipëria në vendin e 48-të, Kosova në vendin e 94-të. Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 47-të.

Në fund të listës janë vendet, pasaportat e të cilave lejojnë hyrjen pa viza në më pak se 40 vende në botë, përkatësisht: Koreja e Veriut, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani. /Alsat-m

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara