Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska sot në një postim në facebookun e saj zyrtar ka publikuar disa fotografi me rastin e realizimit të megaparkut të 5’të në Shkup.
Në vazhdim ju sjellim ta lexoni postimin e saj:
Në vendin e një prej deponive më të mëdha të egra në Shkup me një sipërfaqe prej mbi 50.000 metra katrorë, me dëshirë, përkushtim dhe përpjekje bëmë të parin nga 5 megaparqet në Shkup, megaparkun “Dame Gruev” në komunën e Gjorçe Petrovit. Me realizimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit “Për një Shkup modern”, ne veprojmë me qëllim të përmirësimit afatgjatë, mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit.
Në park është finalizuar ndërtimi i parkingut për vizitorët, po vendosen pajisje urbane, po ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë, këndi i lojërave për kafshët shtëpiake, zona e fitnesit dhe këndi i lojërave gjithëpërfshirës.
Jemi të përkushtuar për ndërtimin dhe rregullimin e përmbajtjeve të gjelbra, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjate për një mjedis më të pastër dhe ajër më të pastër për banorët e Shkupit.


