Të hënën në ora 13:00 është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegran ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura “Passat” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 34-vjeçari Xh.B. nga Çegrani i Gostivarit ka goditur një skuter elektrik (trotinet) të drejtuar nga një i mitur nga i njëjti fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit. /Koha
