www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Xhehenem” në Kinë

Posted on July 17, 2023 by User User1

Në provincën kineze të Xinjiang, në perëndim të vendit, dje më 16 korrik u regjistrua një temperaturë rekord për mesin e korrikut prej 52.2 gradë Celsius, njoftoi Instituti Meteorologjik.

Kina aktualisht po përballet me një valë të nxehti dhe Xinjiang është një zonë gjysmë e shkretë që kufizohet me disa vende të Azisë Qendrore dhe është zakonisht rajoni më i nxehtë në Kinë.

 “Të dielën në orën 19:00 (12:00 CET) stacioni meteorologjik në fshatin Sanbao, pranë oazit Turpan, mati 52,2 gradë Celsius”, njoftoi të hënën Instituti Kombëtar Meteorologjik.

Temperatura e mëparshme rekord, e matur nga ai stacion në korrik 2017, ishte 50.6 gradë Celsius. Turpan ndodhet në pragun e shkretëtirës Taklamakan. Temperatura e matur në tokë të dielën ishte 80 gradë Celsius.

Valët e të nxehtit gjatë verës nuk janë të rralla në Kinë, por vendi është përballur me kushte ekstreme të motit muajt e fundit.

Në janar, një temperaturë e ulët rekord prej -53 gradë Celsius u regjistrua në Kinë, në Mohe në kufirin me Rusinë. Vitin e kaluar, muaji gusht ishte më i ngrohti në Kinë që nga fillimi i publikimit të të dhënave në vitin 1961. /tesheshi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara