www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia nuk e vazhdon marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Posted on July 17, 2023July 17, 2023 by User User1

Rusia ka njoftuar se nuk do të vazhdoj marrëveshjen e transportin e grurit nga Ukraina, e cila ishte arritur në kohë lufte që kishte për qëllim lejimin e kalimit të sigurt të drithërave nëpër vendet në zhvillim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia do të rifillojë zbatimin e marrëveshjes pasi të përmbushen kërkesat e saj.

“Marrëveshja e grurit ka pushuar së zbatuari. Siç ka njoftuar edhe më herët presidenti i Rusisë, pas skadimit të saj më 17 korrik, marrëveshja nuk do të vazhdohet sepse pjesa që i referohet Rusisë nuk është zbatuar deri më tani. Kur të zbatohet pjesa e marrëveshjes që lidhet me Rusinë, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Pesko.

Të dy vendet janë furnizuesit kryesorë botëror të produkteve ushqimore esenciale si gruri, elbi dhe vaji i lulediellit, të cilat janë jetike për vendet në zhvillim.

Rusia është ankuar për kufizimet e transportit dhe sigurimit që kanë penguar eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, të cilat janë jetike për zinxhirin botëror të furnizimit me ushqime. Megjithatë, analistët dhe të dhënat e eksportit tregojnë se Rusia ka transportuar sasi rekord gruri dhe eksportet e plehrave të saj kanë qenë gjithashtu të vazhdueshme.

Marrëveshja u rinovua më parë për 60 ditë në maj në mes të kundërshtimit nga Moska. Në muajt e fundit, ka pasur një rënie të konsiderueshme në sasinë e ushqimit të dërguar dhe numrin e anijeve që largohen nga Ukraina, me akuza kundër Rusisë për kufizimin e anijeve pjesëmarrëse.

Kjo marrëveshje ka mundësuar tre porte të Ukrainës të eksportojnë 32.9 milionë tonelata grurë dhe produkte të tjera ushqimore në botë, me mbi gjysma e eksporteve që shkojnë në vendet në zhvillim, siç raportohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara