www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një muaj mjalti fatal në Majorca

Posted on July 17, 2023July 17, 2023 by User User1

Një lojë tragjike fati e priste një çifti të sapomartuarish, i cili vendosi të vizitonte Majorca për muajin e mjaltit, por krejtësisht të papritur “humbën” “ndoshta nga një rrjedhje gazi dhe konkretisht nga monoksidi i karbonit”, siç vlerësojnë autoritetet.

James Carsey vdiq menjëherë, ndërsa 39-vjeçarja Mary Somerville ndërroi jetë dy muaj më vonë.

Çifti ishte martuar së fundmi dhe kishte udhëtuar nga Edinburgu në Majorca dhe kishte qëndruar në një shtëpi në resortin Cala Mesquida. Por ishte tepër vonë, kur u zbulua se në banesë kishte një frigorifer të prishur, i cili kishte shkaktuar rrjedhje gazi, si pasojë e lëshimit të monoksidit të karbonit në atmosferë, i cili vrau çiftin.

Sipas Daily Mail, më 6 maj Mary u gjet pa ndjenja me James-in në një shtëpi pushimi në ishull. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ku u trajtua fillimisht, por pa mundur të mbijetojë. Ndërsa ajo u transferua në Hospice St Columba në Edinburg, por fatkeqësisht vdiq atje më 2 korrik.

Autoritetet në Majorca, në bazë të hetimeve në shtëpi dhe të dhënave që kanë mbledhur, vlerësojnë se shkak i vdekjes së tyre ka qenë ndoshta një rrjedhje gazi.

Mary ishte një mësuese joga dhe meditimi me origjinë nga Skocia, ndërsa burri i saj, James Carsey, ishte një analist i menaxhimit të investimeve. /tesheshi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara