www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Korenë e Jugut

Posted on July 16, 2023July 16, 2023 by User User1

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin njerëzit e bllokuar në një tunel të përmbytur të dielën në Korenë e Jugut, ku të paktën 33 njerëz humbën jetën dhe dhjetët u zhdukën pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, raportoi AFP.

Koreja e Jugut është në kulmin e sezonit të verës dhe për katër ditët e fundit, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar tejmbushjen e një dige të madhe, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme njoftoi se 33 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë rezultuan të zhdukur nga reshjet e dendura të shiut, kryesisht të groposur nga rrëshqitjet e dheut ose ranë në një rezervuar të përmbytur.

“Ekipet e shpëtimit janë ende duke luftuar për të arritur më shumë se 10 vetura të bllokuara në një tunel nëntokësor 430 metra në Cheongju, provincën veriore Chungcheong”, u tha nga ministria.

“Deri të dielën, shtatë trupa janë nxjerrë nga tuneli dhe zhytësit po punojnë gjatë gjithë kohës në kërkim të viktimave të tjera”, u tha nga ministria e Brendshme./Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara