www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Leonardo DiCaprio shijon një udhëtim me një grup miqsh në Saint Tropez pas lajmeve për lidhjet e tij të shumta me vajza të reja

Posted on July 16, 2023July 16, 2023 by User User1

Leonardo DiCaprio dukej sportiv ndërsa shijoi një udhëtim me varkë me një grup miqsh në St. Tropez, Francë të premten.

Aktori, 48 vjeç, mbërriti me varkë në restorantin e mrekullueshëm “Club 55” në qytet për drekë, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e tij vjen disa orë pasi Leo festoi ditëlindjen me dy bukuroshet e zjarrta, Maya Jama dhe Neelam Gill, të dyja 28 vjeçe, në Londër të enjten në mbrëmje.

Ylli i filmave zgjodhi një pamje të thjeshtë, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë ndërsa po shkonte drejt varkës.

Aktori i filmit “Inception” u përpoq të mbante një profil të ulët, pasi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli së bashku me një maskë blu për fytyrën.

Duke mbajtur një çantë të zezë në supe, Leonardo kompletoi pamjen e tij për daljen me një palë atlete të bardha.

Kjo paraqitje e aktorit vjen në vazhdën e një sërë raportimesh për lidhjet e tij të shkurtra me vajza të ndryshme. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara