www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Ua lidhte duart dhe këmbët fëmijëve”, Prokuroria kërkon paraburgim për nënën nga Gostivari që dyshohet se ka plagosur fëmijët e saj

Posted on July 14, 2023 by User User1

Prokuroria kërkon paraburgim për një nënë nga Gostivari me banim në Shkup, pasi e njëjta i ka braktisur dhe i ka dhunuar fëmijët e saj, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila ka keqtrajtuar fëmijët e saj të lindur në vitin 2017 dhe 2019.

“Fëmijëve ua lidhte duart, gjunjët dhe këmbët me shirit ngjitës dhe i linte të ulur në atë pozicion në një karrige ose në shtratin e tyre ndërsa ishte në apartament. Ajo ka komunikuar me fëmijën e vegjël duke shfaqur agresivitet verbal dhe fizik dhe nuk ka treguar shqetësim për përmirësimin e gjendjes së tyre, edhe pse ekspertiza e kryer me urdhër të prokurorit publik ka konstatuar se një fëmijë ishte i neglizhuar nga ana sociale dhe emocionale dhe se bëhej fjalë për fëmijë me zhvillim të pjekurisë psikomotorike dhe psikosociale nën moshën në të cilën ishte. Më 7 maj, gjatë dhunës në familje, e pandehura ka plagosur fizikisht fëmijët e saj. Teksa po bënte një video-telefonatë në një rrjet social me partnerin e saj jashtëmartesor, dukshëm e shqetësuar, filloi pa asnjë arsye t’i godiste fëmijët në trup, duke u shkaktuar atyre lëndime fizike”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara