www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Danella Arsovska do të formojë parti?! A po u rritet konkurrenca LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së?

Posted on July 13, 2023July 13, 2023 by User User1

Me shumë gjasa një parti e re politike do të shfaqet në skenën politike. Sipas informacioneve të TV21, ajo që deri më tani ishte vetëm një ide, së shpejti mund të bëhet realitet, e kjo është që kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, të formojë partinë e saj politike. Siç mësojmë, ideja ekziston prej kohësh dhe bazohet në vlerësimin e këshilltarëve të saj se ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët, gjegjësisht intelektualët, shoqëria civile, pjesë e votuesve të pavendosur. Siç mëson TV21, në periudhën e ardhshme i gjithë procesi për realizimin e kësaj ideje do të intensifikohet, përkatësisht do të zhvillohen biseda me intelektualë, persona nga postet e larta, të cilët duhet t’i qëndrojnë pranë në formimin dhe promovimin e partisë së re politike. Kjo ka shumë të ngjarë të nxitet nga rezultatet e anketës së fundit të publikuar nga IRI, ku thuhet se 19 për qind e të anketuarve mendojnë se Arsovska duhet të rizgjidhet kryetare e kryeqytetit. 29 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 53 për qind negative. 18 për qind deklaruan se nuk dinin ose nuk donin të përgjigjeshin. Arsovska u bë kryetare e Qytetit si kandidate e pavarur e mbështetur nga partia VMRO-DPMNE, por edhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Por së fundmi partitë që e mbështetën në zgjedhje po distancohen prej saj. Se a do t’ua “vjedhë” Arsovska votat VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme, me formimin e mundshëm të partisë së re, mbetet të shihet. Ndryshe, në periudhën e fundit formimin e partive të reja e kanë paralajmëruar Maksim Dimitrievski nga LSDM dhe Izet Mexhiti nga fraksioni i BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara