www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Milani nis “spastrimin”, vë në shitje dy futbollistët belg

Posted on July 12, 2023July 12, 2023 by Djek

Skuadra e Milanit ka nisur të zbraz radhët pas disa afrimeve që ka kryer në merkaton e verës apo planifikimeve që ka bërë. “Kuqezinjtë” kanë nevojë për para dhe pas shitjes së Sandro Tonali te Njukasëll, i dyti në listë për të lënë Milanello është mesfushori belg Sharll de Ketelare.

Lojtari i kushtoi 32 milionë euro Milanit një vit më parë, duke zhgënjyer në debutimin e tij me fanellën kuqezi. Ky “flop” duket se i kushton shumë mesfushorit, që pritet të lërë “kuqezinjtë” këtë sezon, teksa klubi i ka komunikuar se do të lihet i lirë në formë huazimi.

Sipas “Tuttosport”, destinacioni më i mundshëm për De Ketelare është skuadra e Atalanta-s, ku 22-vjeçari shpreson të shpërthejë. Jo vetëm Seria A, por edhe nga Premier Liga janë interesuar për belgun, por “kuqezinjtë” ia kanë bërë të qartë se duhen të paktën 30 milionë euro.

Ky është edhe kushti për ta lënë të lirë në formë huazimi, me të drejtë blerje për 25-30 milionë euro. Një tjetër emër që pritet të lërë Milan është sulmuesi Divok Origi, që me “kuqezinjtë” nuk la gjurmë. Klubi shpreson ta sistemojë në Turqi, ku ka disa oferta për të.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara