www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Manchester United thyen heshtjen dhe reagon pas akuzave për sulm nga Antony ndaj ish-të dashurës së tij

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Manchester United ka reaguar ndaj akuzave të reja për sulm që janë hapur për sulmuesin e tyre Antony.

Antony ishte ftuar nga Kombëtarja e Brazilit, por pasi hetimet janë duke u zhvilluar për të atëherë ai është përjashtuar nga lista.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe deklarata publike nga Manchester United që është nën presion për ta përjashtuar yllin brazilian nga skuadra e parë.

“Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se Policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme”.

“Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ish-e dashura e Antony, ka paraqitur raporte si në vendlindjen e tyre në Brazil ashtu edhe në Angli duke akuzuar futbollistin për dhunë.

Ajo ka paraqitur prova duke përfshirë pamjet dhe fotografitë e lëndimeve, teksa Antony po akuzohet se e ka goditur atë.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Afganistani ndërmerr një hap historik: Eliminon sistemin bankar me fajde dhe e zëvendëson me financa të bazuara në Sheriat
  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara