www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjimnazi i Tetovës pa energji elektrike, drejtoresha fajëson komunën

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” është pa energji elektrike, gjë që pengon zhvillimin e procesit mësimor. Drejtoresha e gjimnazit për gjendjen e krijuar, fajëson komunën e Tetovës, e cila sipas saj nuk ka lëshuar bllok dotacionet për shtatë muaj.

“Këtë na e solli mungesa e bllok dotacioneve që për shtatë muaj komuna e Tetovës nuk i ka destinuar në gjimnazin e Tetovës. Për shtatë muaj shuma totale e borxhit të gjimnazit ka kaluar 130.000 euro, vetëm borxhi ndërsa përmbaruesit që kanë ardhur kanë përllogaritjet e veta”, tha Teuta Llalla, drejtoreshë e gjimnazit Kiril Pejçinoviq.

Nga komuna e Tetovës thonë se bllok dotacionet nuk janë lëshuar për shkak të keqpërdorimeve të konstatuara nga revizioni nga drejtoresha, ndërsa akuzon Ministrinë e Arsimit për moszgjidhjen e problemit.

“Për fat të keq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe pse janë bërë gati dy muaj nga marrja e kompetencave, nuk është e aftë që të gjej mënyrën që të lëshoj mjetet gjimnazit “Kiril Pjeçinoviq”, ku i njëjti edhe pas dy muajsh që kur na u morën kompetencat për punët e përgjithshme, ajo shkollë ende vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa mjete. Ministria e Arsimit tani do duhet të gjej zgjidhje që gjimnazit ti lëshohet energjia elektrike dhe mjetet e nevojshme për funksionim”, u shpreh Nazmi Dauti, sektori për arsim, Komuna e Tetovës.

Situata e krijuar më se shumti po dëmton nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Nëse do vazhdoj të mungoj energjia elektrike, gjithsesi se do ketë edhe pengesa”, tha Daut Arifi, profesor.

Për shkak të përplasjeve mes komunës dhe drejtoreshës së gjimnazit, dy muaj më parë, Ministria e Arsimit, për të dytën herë me radhë i mori kompetencat komunës së Tetovës për 12 muaj të tjera. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara