www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndodhë edhe kjo – Rritet çmimi i bukës, ministri Bekteshi befasohet!

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kompanitë e mëdha që merren me prodhimin e bukës janë të informuar se çfarë pason nëse ato i rrisin çmimet, por kur gazetarët e njoftuan atë se çmimi i bukës së bardhë prej dje është rritur nga 33 në 37 denarë, ai paralajmëroi masa, shkruan Alsat.

“Lidhur me bukën unë në disa raste u kam bërë thirrje prodhuesve të bukës në shtetin tonë, veçanërisht në rajonin e Shkupit. Ato 4-5 kompanitë që janë më të mëdha, ato e dijnë mirë se çfarë do të vijojë nëse e rrisin çmimin e bukës.
-Është rritur dje…
-Pra nesër mund të merren masa”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Bekteshi tha se më së voni në fillim të javës së ardhshme do të bëhen të ditura masat për parandalimin e rritjes së çmimeve.

“Momentalisht zotëri Besimi është kah fundi me përgatitjen e propozim ribalansit të buxhetit dhe me siguri deri në fund të javës, më së voni në fillim të javës së ardhshme do të dalim edhe me buxhetin e ri dhe normalisht edhe me masa të reja që do të jenë në favor të qytetarëve”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Sipas Bekteshit kufizimi i marzhave mund të mos jetë pjesë e masave të reja, pasi siç tha ai kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë, dhe arsyeja pse po bëhen analizat është tentimi që në mënyrë direkte të mbështeten kategoritë e rënduara të qytetarëve që sipas tij, e kanë pasur një vit të rëndë me inflacionin./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara