www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPB: Zbulohet personi që valëviti flamurin “Autochthonous” në Tetovë

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur rasti me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë, gjatë pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe Krime të Dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur u shfaq flamuri i të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, me çka është kryer krim sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer krimin – A.M.(21), i cili është shtetas gjerman. Në koordinim me Prokurorinë e Tetovës, kundër personit do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara