www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Agjencia për kontrollin e përgjimeve mbetet pa drejtor, Kuvendi ka harruar të shpallë konkurs

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Shkup, 6 shtator –  Kuvendi i RMV-së votoi dje me 83 vota “pro” shpalljes publike për drejtor të ri të Agjencisë Teknike-Operative (ATO), e cila kontrollon monitorimin e komunikimeve elektronike të qytetarëve. Vendimi është propozuar nga deputetët Maria Kostadinova nga LSDM dhe Arbër Ademi nga BDI.

Mirëpo, sot i skadon mandati drejtorit aktual Zoran Angelovski dhe derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, institucioni i themeluar pesë vite më parë pas skandalit masiv të përgjimeve të paligjshme, do të jetë pa drejtues. Mandati i drejtorit të ATO-s është pesë vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.

Shpallja zgjat 10 ditë nga publikimi i sotëm në “Gazetën Zyrtare” dhe në tri gazeta të tjera ditore dhe më pas nis procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri. Kandidaturat e paraqitura fillimisht shqyrtohen nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, e më pas votohen në seancë plenare në Kuvend.

Ndryshe, ATO filloi veprimtarinë më 1 nëntor 2018. Formimi i tij synon të parandalojë çdo abuzim të masës së monitorimit të komunikimeve elektronike të qytetarëve nga autoritetet e autorizuara për monitorimin e komunikimeve apo operatorëve.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara