www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rriten rastet me Covid-19 në SHBA, shkencëtarët: Vaksinat mbrojnë edhe nga varanti i ri

Posted on September 6, 2023September 6, 2023 by User User1

Dy ekipe shkencëtarësh në SHBA kanë përfunduar eksperimentet laboratorike që testuan anitrupat nga amerikanët e vaksinuar dhe të infektuar, për të parë se sa të mbrojtur mund të jenë nga variantet e reja të virusit që shkakton covid-19.

Rezultati i testimeve, që përfshiu edhe variantin shqetësues me shumë mutacione, BA.2.86, apo Pirola, është  pozitiv. Sipas tyre, sistemi ynë imunitar, mund të njohë dhe të luftojë edhe këtë variant, madje ndoshta edhe më mirë sa paraardhësi i tij në qarkullim, XBB.

“Dy eksperimente të pavarura kanë treguar praktikisht se BA.2.86 nuk i shpëton më lehtësisht imunitetit krahasuar me variantet aktuale”, shprehet Dr. Dan Barouch, drejtor i Qendrës për Virologji dhe Kërkime për Vaksinën.

E megjithë të dhënat inkurajuese, Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në SHBA.

Se sa e keqe do të bëhet situata nuk e dimë. Siç kemi parë bëhet fjalë për një virus të paparashikueshëm”, tha Dr. Anthony Fauci ish-këshilltar mjekësor i presidentit.

Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, hospitalizimet si pasojë e Covid-19 në SHBA janë rritur gjatë javëve të fundit, dhe mbrëmjen e së hënës shtëpia e bardhë njoftoi se zonja e parë Jill Biden, ishte pozitive me virusin.

Një zëdhënës sqaroi se 72-vjecarja ka simptoma të lehta, dhe po qëndron në shtëpinë e saj në Delaware.

Presidenti Joe Biden nuk është i infektuar. Autoritetet në SHBA rekomandojnë që personat e prekur nga Covid-19, duhet të izolohen për të paktën 5 ditë dhe të mbajnë maskë, deri sa testi të tregojë negativitetin.

/alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara