www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Unaza e vetë-dizenjuar e Tupac Shakur shitet mbi 1 milion dollarë në ankand

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Unaza e reperit të ndjerë Tupac Shakur, me material ari, rubini dhe diamanti, u vlerësua më shumë se 1 milion dollarë, duke u bërë artifakti më i vlefshëm hip-hop i shitur ndonjëherë në ankand.

Ky aksesor, i cili u dizenjua nga Shakur dhe të cilin e mbajti gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në Video Music Awards (VMAs) 1996, u shit tri herë më shumë se vlerësimi i shtëpisë së ankandit në një shitje me temë hip-hop në Nju Jork, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Unaza mban mbishkrimin “Pac & Dada 1996”, referencë për fejesën e tij me aktoren dhe modelen Kidada Jones (vajza e producentit amerikan Quincy Jones).

Ajo u projektua disa muaj pasi reperi nënshkroi me “Death Row Records” pas një dënimi me burg 8 mujor. Ajo u modelua sipas kurorave të mbretërve mesjetarë të Evropës në “një akt të vetëkurorëzimit”, tha kumbara e Shakurit, Yaasmyn Fula, e cila e solli unazën në ankand, sipas një njoftimi për shtyp të “Sotheby’s”.

Fula tha se ajo punoi me djalin e saj dhe argjendarët e Nju Jorkut për të prodhuar veprën për të festuar faktin se Shakur i mbijetoi një periudhe të trazuar të jetës së tij.

/klankosova

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara