www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Familjarët e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular në Tetovë kërkojnë akuzë të re

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Përfaqësues të familjeve të 14 personave, të cilët e kanë humbur jetën në zjarrin në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021, përmes protestave publike do të kërkojnë të ketë akuzë të re.

Ata sot në SPB Tetovë, kanë paraqitur se të premten më 8 shtator, në dyvjetorin nga zjarri, do të organizojnë marsh dhe protestë publike me kërkesë që të ketë akuzë të re.

“Presim akuzë të re. Ne nga fillimi kërkojmë drejtësi dhe presim drejtësi, por në këtë shtet shihet se nuk ka drejtësi. Por, po zbardhet e vërteta se kush është fajtor. Unë thash disa herë se nuk janë këta të tre, kanë pak faj, por ka sinxhir më të madh. Ata gazetarët nga IRL e kanë nxjerr të vërtetën se kush është fajtor, e kush jo”, deklaroi Mumin Islamili, i cili nga zjarri në Spitalin modular e ka humbur vëllaun dhe nënën.

Paralajmëruan se tubimi të premten do të fillojë te spitali modular.

“Ne si familje të të vdekurve në zjarrin do të organizojmë protesta dhe i porositim të gjithë qytetarët që të bashkangjiten të premten në ora 14, do të jemi para spitalit modular dhe do të shkojmë përmes qendrës deri te gjykata. I porositim të gjithë qytetarët e Tetovës se kjo nuk do të jetë tubim partiak, ne familjet jemi organizatorë dhe mos të ketë incidente”, tha Ismaili.

Më 5 qershor përfundoi procesi gjyqësor për veprat penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Me kusht u dënuan drejtorët e akuzuar, Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali Klinik është shpallur fajtor për veprën “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Gjykata vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin klinik për veprën “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore”.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara