www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Pro listave të hapura për kandidatët për deputetë”, Basha nuk përjashton zgjedhjet e parakohshme: Në rast të papriturave politike…

Posted on September 5, 2023September 5, 2023 by User User1

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëron përzgjedhjen e listave e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa deklaroi se “synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor”.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj.

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme.

Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve. Koha kur PD përdorej për t’i shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund. Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do ti shërbejë dy vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve, transparenca. Do kenë 1 vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD. Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për ti dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njoh, të prek, njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.”, tha ai.

Kreu i PD-së theksoi se “lufta” brenda partisë shërbeu si; “një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë”. Ndërsa shtoi se “gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan”. “Duhet të nisim një orë e më parë dhe të vendosim në jetë vendimet e Kuvendit Kombëtar. Jam i bindur se kjo luftë që ka lënë plagë të thella dhe shenjat e saj po kështu ka qenë edhe një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralë. Dhe gjeneralët e djeshëm rrugë humbur janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan.”, shtoi ai.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara