www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPB po bën hetim për shkaqet e zjarrit në Drisllë

Posted on September 5, 2023 by User User1

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor njoftoi se nga ana e MPB-së po bëhet hetim për shkakun e zjarrit i cili sot në mëngjes u paraqit në deponinë Drislla.

Siç bëhet e ditur në informacionin nga Inspektorati, nga ana e një personi përgjegjës për mjedis jetësor në Drisllë, në bazë të detyrimit nga Leja Ekologjike e Integruar -A përmes telefonit dhe me postë elektronike sot në mëngjes është pranuar njoftim se sot në orët e hershme të mëngjesit (rreth orës 4:00) është djegur deponia Drislla.

Menjëherë janë informuar shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi i MPB – Shkup. Zjarri ishte shuar me mekanizëm dhe mjete vetanake si dhe asistencë të disa automjeteve nga shërbimi zjarrfikës. Zjarri është lokalizuar dhe shuar rreth orës 8:30. Për momentin po zhvillohet hetim për shkaqet e zjarrit nga ana e MPB – Shkup, për çka ISHMJ do të informohet në vazhdimësi”, bëhet e ditur në informacionin e publikuar në Fejsbuk.

ISHMJ, dje informoi për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Deponinë Drislla pas denoncimit për ndotje në Lumin Markov.

“Pas informimit telefonik të qytetarëve nga Batinca e Studeniçanit për ndotjen e Lumit Markova në orët e mëngjesit të datës 4 shtatorit është bërë inspektim i jashtëzakonshëm nga Inspektori i Përgjithshëm i Mjedisit Jetësor në subjektin juridik Drisla dhe në hyrje të kanalit në Lumin Markovë , në atë kohë një laborator i akredituar mjedisor ka marrë tri mostra të ujit për analiza laboratorike, pas së cilës do të finalizohet procedura e inspektimit. Gjatë kontrollit vizual është konstatuar se ujërat e Lumit Markova janë kontaminuar me një lëng ngjyrë kafe të zezë”, sipas ISHMJ.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara