www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rregulli që ka vendosur Boehly, ndaloi yllin e madh t’i bashkohej Chelseat në këtë verë

Posted on September 4, 2023 by User User1

Këmbëngulja e bashkëpronarit të Chelseat, Todd Boehly për të mos thyer një rregull të tij, bëri që Blutë të humbnin James Maddison këtë verë.

Anglezi iu bashkua Tottenhamit nga Leicester dhe lojtari ka dhuruar një fillim të jashtëzakonshëm për klubin e tij të ri.

Maddison ka shënuar dy herë dhe ka dhënë dy asistime të tjera në vetëm katër ndeshje për Spurs. Me fanellën me numrin 10 të veshur më parë nga Harry Kane, ylli anglez ka ndier pak presion pas lëvizjes së tij prej 70 milionë eurosh.

Ish-lojtari i Coventryt i është dhënë shumë liri në mesfushë nën drejtimin e Ange Postecoglou. Kjo ka çuar në një partneritet të shkëlqyer me kapitenin Son Heung-min, i cili shënoi një hat-trick në fitoren 5-1 të Spurs ndaj Burnley të shtunën.

Por, mund të kishte qenë shumë ndryshe për Maddison nëse Chelsea do të kishte miratuar një politikë tjetër transferimi. Hierarkia e Bluve ka këmbëngulur për të mos nënshkruar me lojtarë mbi 25 vjeç.

Sipas Daily Telegraph, kjo qasje e ashpër ndaj biznesit nënkuptonte që Maddison, i cili mbush 27 vjeç në nëntor, nuk u konsiderua. Ai mund të kishte bërë të gjithë ndryshimin në një skuadër të Chelseat të cilës i mungonte kreativiteti, pavarësisht nga shpenzimi i mbi 1 miliard euro që nga marrja e klubit nga Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë në maj 2022. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara