www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gërkovska u takua me kryebashkiakun e Romës: Maqedonia e Veriut dhe Italia kultivojnë marrëdhëniet miqësore, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Shkup, 4 shtator – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska sot pati takim me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për kandidaturën e parashtruar të Italisë, që Roma të jetë nikoqire  e ekspozitës botërore 2030 (World Expo 2030 EXPO 2030), e cila organizohet nën patronat të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) me seli në Paris, bëri të ditur pres shërbimi i Qeverisë.

Gërkovska e përshëndeti kandidaturën e Italisë dhe theksoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë e rëndësishme të jetë pjesë e ekspozitave të tilla ndërkombëtare ku promovohen resurset dhe kapacitetet që i posedon shteti. Kjo, shtoi ajo, është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e shtetit në përgjithësi. 

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim të frytshëm afatgjatë dhe ka shprehur falënderim për mbështetjen që Italia ia jep Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë të integrimit evropian. Gërkovska theksoi se kabineti i saj ka vendosur  një bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë Italiane për Parandalimin e Korrupsionit ANAK, por edhe me Universitetin Luis, ku për momentin një grup të punësuar të administratës shtetërore po ndjekin trajnime për menaxhim efikas.

Kryebashkiaku Gualtieri në takim ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Italia edhe më tej do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndërsa po ashtu do të vijojë përparimi i bashkëpunimit midis Romës dhe Shkupit. 
/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara