www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski: Shumë njerëz ndanë detaje me Ministrinë e Brendshme në lidhje me rastin në Onkologji

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski siguron se policia “do të punojë pa pushim dhe me shpejtësi të plotë deri në formimin e padive”, në lidhje me hetimin në Klinikën e Onkologjisë. Ai thotë se shumë njerëz, përfshirë gazetarë, aktualisht ndajnë informacione me Ministrinë e Brendshme dhe kështu ndihmojnë në hetim. Ministri nuk zbuloi se për çfarë periudhe kohore janë provat e mbledhura nga policia dhe Prokuroria, por theksoi se për këtë është folur një periudhë të gjatë kohore. Sipas Spasovskit, Ministria e Brendshme ka kapacitet për të përfunduar rastin.

“Njëzet vjet është përfolur dhe sot po ndërmerren aktivitete. Prandaj vlerësoj se i gjithë ky proces nuk do të jetë aspak i lehtë, por është jashtëzakonisht i nevojshëm nëse duam të kemi një ndryshim në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në përfundimin e këtij hetimi ashtu si duhet, por edhe për të gjithë informacionet e ndara nga njerëzit në këtë moment. Kemi më shumë njerëz që tashmë ndajnë informacione me kolegët”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara