www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Analizë: Nëse nuk anëtarësohemi në BE në vitin 2030, atëherë mbetemi për vitin 2040

Posted on September 4, 2023 by User User1

Shkup, 4 shtator – Viti 2030 duket ndoshta një datë e largët për tçju marë që tani me analiza lidhur me zhvillimet që do të ndodhin deri atëherë, mirëpo kur është fjala për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, viti 2030 është ngusht i lidhur me vitin 2023 në të cilin gjendemi tani.
Viti 2030 është ngusht i lidhur me zhvillmet aktuale në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, sepse në vijim është një proces nga i cili varet nëse do e kapim fundin e dekadës së tretë të shekullit (respektivisht fillimin e dekadës së katërt) si termin për realizimin e ëndërrës së bukur strategjike të shumicës së qytetarëve tanë, ose do të vazhdojë edhe më tej ëndërra e keqe me shumë pikëpyetje, shkruan Zhurnal.

Duke shumë reale ajo që ka paralajmëruar zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, se nëse nuk e kapim si termin kohot vitin 2030, atëherë si afat i ardhshëm mbetet viti 2040. Gjithçka varet nëse tani politikanët dhe partitë tona politike tregojnë vetëdije dhe përgjegjësi për të kaluar ndryshimet kushtetuese, që janë çelësi i fillimit të negociatve për në BE. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do vazhdon ëndërra e keqe e cila po zgjat tri dekada, me gjasë të zgjasë edhe disa dekada tjera.

Nëse ne kemi kohë për të humbur, BE nuk ka kohë për të pritur

Do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh aferat në gjyqësi, shëndetësi, në arsim, sport, kulturë, e në të gjitha sferat e shoqërisë. Bashkimi Evropian, si një “tutor” që vazhdimisht nga mbikëqyr dhe na ndihmon në zbatimin e reformave, do të jetë tepër i zënë me procese tjera, saqë vendi ynë do të bëhet teren edhe më i përshtatshëm për krim dhe korrupsion. BE do tçi përkushtohet stabilizimit dhe rindërtimit të Ukrainës së shkatërruar nga agression rus. Për të qenë ky rindërtim më efikas, BE-së do tçi nevojitet konsolidim i pozitave të saj dhe ndikim më i madh edhe në vendet e afërta si Moldavia, Gjeorgjia, ndoshta deri atëherë do të demokratizohet edhe Bjellorusia, kështu që ajo pjesë e kontinentit do të bëhet prioritet shumë më i madh se sa Ballkani Perëndimor.

E ne do vazhdojmë te jetojmë bashkë me frikën se a do na kthehen vizat sot, apo do na kthehen nesër. Do të jetojmë vazhdimisht me dilemën a të jetojmë në vendlindje në varfëri, apo të marim rrugën e mërgimit me plot të panjohura, shkruan Zhurnal.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në kolumnën e tij të fundit vlerëson se megjithatë, shpresa shfaqet në formën e një paradigme të re: “Integrimi përpara anëtarësimit”. “Në vend të procesit të anëtarësimit binar, kjo qasje e rishikuar, u lejon vendeve kandidate të fillojnë tçi përjetojnë gradualisht përfitimet e integrimit, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara, por shumë kohë përpara se të fitojnë statusin e anëtarësimit të plotë. Ky tranzicion do të thotë se kandidatët mund tçi ndjejnë përfitimet fillestare nga sistemet ekonomike, sociale dhe politike të BE-së dhe të kontribuojnë përpara se të zyrtarizohet anëtarësimi”, vlerëson Osmani.

Ky vlerësim i tij është i volitshëm nëse bëhet realitet, mirëpo duket tejet optimist. Sepse pas sukeseve të fundit të ushtrisë ukrainase, ka filluar t’i shihet fundi luftës në këtë vend. Fillimi i rindërtimit të Ukrainës së rrënuar deri në themel, do të preokupojë aq shumë politikisht dhe ekonomikisht vëmmendjen e Bashkimit Evropian, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa që do ta kenë gati të pamundur që njëkohësisht të jenë të fokusuar dhe t’i përkushtohen me seriozitet më të madh edhe një rajoni tjetër, siç është Ballkani Perëndimor.
E nga përvoja jo shumë e largët, por shumë e hidhur, e dimë se çka ndodh në Ballkan kur SHBA dhe BE nuk janë plotësisht të fokusuara në rajonin tonë. E dimë se çfarë kaosi na pret dhe çfarë ideologji zgjohen si lugatë, duke shkaktuar konflikte e gjakderdhje të papara.

Optimizmi i Kovaçevskit përballë shifrave të paqarta në Kuvend

Edhe pse raportet numerike në Kuvend janë të paqarta, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane në shtet dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend.

“Qeveria apo unë nuk kemi nevojë për deputetë. Për të qenë kryetar i Qeverisë dhe për të miratuar Qeverinë duhen 61 deputetë. Kjo Qeveri ka 65 deputetë me të cilët është votuar. Për vazhdimin e mëtejshëm të rrugës së integrimit europian të vendit kërkohet shumicë prej dy të tretash. Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shtoi se përfitimet nga hyrja në BE janë të mëdha veçanërisht në pjesën ekonomike, duke theksuar se në shtete të cilat u bënë anëtare të BE-së është rritur paga mesatare për tre herë, ndërsa niveli i investimeve është rritur për 30 për qind. Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund tçi hapim të gjithë kapitujt. “Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet”, tha Kovaçevski.


Mbetet të shohim nëse deklaratat e tij janë të bazuara, apo janë pjesë e PR-it për të rrezatuar optimizëm edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, shkruan Zhurnal. Ajo që ne e dimë është se “buldozerët” diplomatikë po punojnë pa ndalur, por edhe “shkëmbinjtë” që po pengojnë punën e tyre nuk janë për tu nënçmuar. Duke pasur parasysh teknologjinë e avancuar, na mbetet të shpresojmë se kjo teknologji do të arrijë të thërmojë “shkëmbinjtë” që na janë penguar në rrugën tonë drejt BE-së./Zhurnal

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara