
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë me dije se sonte në orën 22:00 starton sezoni i 27-të i emisionit “Opinion”.
Ndër 26 sezone të kaluara, gazetari do të risjellë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve debatin e nxehtë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, në vitin 2002.
Fevziu e ka cilësuar atë debat si unik në Shqipëri, por edhe i fundit i këtij lloji.
Pas 11 vitesh që nuk komunikonin, Fevziu arriti të ulte, të vendoste përballë njëri-tjetrit, dy ish-liderët e Shqipërisë, Berishën dhe Nanon.
Ndonëse aspak i lehtë për t’u menaxhuar, gazetari shkruan se në atë kohë kishte peshë fjala.
Ashtu siç shihet në video, për të gjithë ata që e kishin harruar këtë moment, Berisha dhe Nano, në fund të emisionit shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.
