www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përleshje në rrugët e Tel Avivit, dhjetëra të plagosur: Netanyahu kërkon dëbimin e emigrantëve të Eritresë

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Trazirat të shtunën u kanë kushtuar rëndë emigrantëve të Eritresë në Izrael. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një mbledhje urgjente të qeverisë ka kërkuar dëbimin e menjëhershëm të tyre.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thirri këtë të dielë një mbledhje urgjente të qeverisë duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve që morën pjesë në trazirat në rrugët e Tel Avivit.

Të shtunën, qindra mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë së Eritresë u përplasën me njëri-tjetrin dhe policinë izraelite, duke lënë pas dhjetëra të plagosur në rrugët e kryeqytetit izraelit.

“Ajo që ndodhi kaloi vijën e kuqe, ndodhën trazira, e gjakderdhje, kjo situatë është e papranueshme. Kërkojmë masa të forta ndaj pjesëmarrësve në trazira, përfshirë dëbimin e tyre të menjëhershëm”, tha Kryeministri Netanyahu.

Përplasjet ndodhën pasi mbështetës të qeverisë eritrease, u mblodhën pranë ambasadës së Eritresë në Tel Aviv për të festuar 30-vjetorin e ardhjes në pushtet të drejtuesit aktual të vendit, ndërkohë që kundërshtarët ishin autorizuar të mbanin një tjetër tubim të veçantë.

Eritreasit u përleshën nëpër rrugë duke përdorur mjete të forta, mes tyre shufra metali, gurë, madje edhe sopata. Ata thyen dritaret e dyqaneve dhe shkatërruan makina të policisë. Eritreasit përbëjnë shumicën e mbi 30 mijë azilkërkuesve afrikanë që ndodhen në Izrael. Eritrea është ndër vendet me gjendjen më të rëndë të të drejtave të njeriut. Azilkërkuesit në Izrael dhe gjetiu thonë se mund të vriten nëse rikthehen në Eritre.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara