Barcelona ka shënuar fitore të mundimshme ndaj Osasunës, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të javës së katërt në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Jules Kounde, në minutën e 45’, duke i dërguar ekipet në pushimin në mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Avila, me një goditje precize e gjeti golin e barazimit, në minutën e 76’.
Barcelona pas shumë tentimeve e gjeti sërish golin e epërsisë me anë të Robert Lewandowskit, i cili ishte i saktë nga penaltia.
Paraprakisht, lojtari i Osasunës, Catena u ndëshkua me karton direkt të kuq, për një ndërhyrje pikërisht ndaj polakut.
Barcelona pas katër ndeshjeve ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë. /Klankosova.tv.