www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Madrid dhe pjesë të tjera të Spanjës është shpallur “alarm i kuq i motit” për shkak të një stuhie

Posted on September 3, 2023 by User User1

Niveli më i lartë i alarmit meteorologjik është shpallur në kryeqytetin spanjoll Madrid, në Andaluzi dhe në Castilla-La Mancha, për shkak të stuhisë së fortë dhe shirave të dendur që përfshiu Spanjën, raporton DPA.

Pothuajse 10,000 njerëzve në qytetin Alcanar të Katalonjës u është ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rreziqeve të stuhive të forta. Banorët e qytetit u këshilluan të shkonin në katet e sipërme të shtëpive të tyre nëse ishte e mundur.

Në 24 orët e fundit në Alkanar kanë rënë 215 litra shi për metër katror.

Linjat e trenave midis Valencias dhe Barcelonës u pezulluan për shkak të shiut të dendur dhe disa rrugë rajonale gjithashtu janë pezulluar.

Moti i keq i atribuohet edhe vdekjes së dy burrave, 34 dhe 31 vjeç, të cilët po lundronin me varkë në një kanion lumi në rajonin e Zaragozës, ranë në ujërat e ngritura dhe u mbytën.

Për shkak të stuhisë është shtyrë ndeshja e futbollit në Madrid ndërmjet Atléticos dhe Sevillas.

Stuhia me shtrëngata, breshër, shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta pritet të zgjasë deri në mëngjesin e ditës së nesërme.

/alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara