www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO: Ndërkohë që LSDM-ja dhe BDI-ja bëjnë bëjnë fushatë pro evropiane, vjedhjet dhe skandalet nuk ndalen

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Shkup, 3 shtator – VMRO-DPMNE përmes një kumtese akuzon koalicionin LSDM-BDI-në se ndërkohë që po bëjnë fushatë për Evropën, nga ana tjetër vijojnë vjedhjet dhe skandalet në të gjithë sektorët e qeverisjes që ata drejtojnë.

”Me çfarë faqe qeveria e LSDM-së dhe BDI-së bën fushatë se janë Evropë, e Maqedoninë e trondit skandali me klinikën e Onkologjisë dhe bën biznes me terapi në kurrizin e pacientëve. Ky skandal nuk është i djeshëm, ky skandal vazhdon prej muajsh, ndoshta edhe dy vitesh. Abuzimi me terapinë e shtrenjtë, e cila në vend të pacientëve përfundoi në tregun e zi, nuk mund të ndodhte pa dijeninë e strukturave më të larta në klinikë dhe në qeveri.”- akuzojnë nga opozita maqedonase.

Nga VMRO-ja pyesin, po ashtu, se pse Ministria e Brendshme ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe për Klinikën e Onkologjisë në Shkup?

Pse Ministria e Brendshme dhe Prokuroria kanë heshtur gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht reagimeve të opinionit. Pse e lejuan dikë të bënte biznes në kurriz të jetës së pacientëve? Jeni të vetëdijshëm se nëse do të kishit reaguar një ose dy vjet më parë ose disa muaj më parë, dikujt mund t’i shpëtohej ose zgjatej jeta? Nëse ajo që raportuan mediat është gjysmë e vërtetë, se pacientët janë trajtuar me solucion fiziologjik, dhe terapia ka shkuar dorë për dore jashtë vendit apo iu është ofruar sërish pacientëve, është një skandal i madh dhe jashtëzakonisht çnjerëzor.”- thonë nga VMRO.

/koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara