www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sela sulmon Alternativën: U dhamë 4 deputetë, tani na bëjnë moral

Posted on September 3, 2023September 3, 2023 by User User1

Ish-kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e II të FRASH në Gostivar, ka sulmuar opozitën shqiptare. Pa përmendur emra, por që le për t’u kuptuar, ai tha se ata si forcë e parë opozitare asaj kohe u kanë shtrirë dorën të gjitha forcave opozitare shqiptare. Sipas tij, ata i dhanë Alternativës plot 4 deputet, ku nëse dilte vetëm nuk mund të merrte më shumë se 1 apo 2 deputetë.  

“Këta që sot i thonë vetes opozitar, te Aleanca për Shqiptarët kanë gjetur vetëm dorën e zgjatur të bashkëpunimit. Edhe duke ua ditur fuqinë e tyre politike, ne jemi sjellë me vizion për një bllok të madh opozitar, për të sjellë ndryshimin sa më shpejt. Ne i kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit një force politike që mund të merrte 1 apo 2 deputet, ne u dhamë 4. Në fund na kthyen shpinën dhe ikën, ndërsa sot në opozitë na tregojnë moral. Por ne do t’ua tregojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”- tha Sela.

Ai po ashtu ka sulmuar edhe Besën e Kasamit, duke i kujtuar se i kanë dhënë pushtet për të forcuar bllokun opozitar, ndërsa ata, sipas tij, sollën përçarje. 

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, kto bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – shtoi Sela.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara