www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO dhe LSDM me qëndrime të kundërta për ndryshimet kushtetuese

Posted on September 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 shtator – Paralajmërimet e Qeverisë se RMV deri në vitin 2030 do të jetë pjesë e Bashkimit Europian janë gënjeshtra dhe manipulime të cilat servohen nga pushteti aktual dhe prijësit e sajë Kovaçevski, Pendarovski, Mariqiç dhe Osmani, ka pohuar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Sipas tij Qeveria aktuale e ka dëmtuar seriozishtë këtë proces me faktin se ka pranuar të nënshkruan një marrëveshje të cilën populli nuk e ka pranuar.

Sipas tij qytetarët i kanë të freskta kujtimet kur kjo Qeveri premtonte shëndetësi europiane, ndërsa tani po na vdesin njerëz nëpër koridoret e spitaleve, ndërsa zgjidhja e shpejtë sipas Mickovskit janë zgjedhjet e parakohshme Parlamentare. 

“Këto janë përplotë me manipulime dhe me gënjeshtra, sepse ato realishtë nuk luftojnë që RMV të jetë pjesë e BE-së, por ato nuk kanë as plan si të realizohet kjo. Ato janë fajtorët kryesorë që e kanë dëmtuar procesin e integrimeve në BE, sepse kanë pranuar diçka, që as një njeri normal nuk do të mund ta pranonte, pra nëse dëshirojmë që rruga drejt BE-së të vazhdon, duhet që këto sa më shpejtë të largohen”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Por për Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, integrimi në BE është alternativa e vetme e cila mund tju siguron qytetarëve kushte më të mira për jetë, paga më të mëdha, shkollim më cilësor, mundësi për të rinjët, dhe benificione të shumta në planin ekonomik, prandaj nga LSDM apelojnë VMRO-DPMNE-në që ti debllokojnë sa më shpejtë ndryshimet kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese janë një hapë përpara në rrugën europiane, pas çka pas anëtarësimit në NATO, do ta realizojmë edhe qëllimin e dytë strategjik që është anëtarësim i plotëfuqishëm në BE deri në vitin 2030. Kjo është hera e parë ku fati jonë është në duartë tona, prandaj nuk guxojmë që ne vet ta bllokojmë ardhmërinë tonë, dhe ardhmërin e gjeneratave që vinë”, theksoi deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrijel.

Sipas Kryeministrit Kovaçevski seancë në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të ketë në atë moment kur do të sigurohen 2/3 e nevojshme në Kuvend.

Pas pushimeve verore Kuvendi të martën do ti vazhdojë punimet, ku të përzgjedhurit e popullit duhet të deklarohen për deklaratën e Ilindenit e cila është propozuar nga LSDM-ja, ku lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski këtë deklarat e quajti një turp të madhë edhe për ilindenasit edhe për maqedonasit.    /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara