www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ura “Bellasica” prej sot pjesërisht është e hapur për qarkullim

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Shkup, 2 shtator – Ura “Bellasica” prej sot do të jetë e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta në dy korsitë e fundit, përderisa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur të përfundojnë punët ndërtimore nga ana e EMV-së. 

“Sipas ekspertizës për gjendjen e urës në bulevardin ‘Belasica’, është konstatuar se nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë e urës. Në raport është konstatuar se ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën qendrore të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV, të cilat EMV do t’i riparojë për të vendosur gypa të rinjt për ujë të ngrohtë si obligim i tyre për të mundësuar furnizim të pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji për ngrohje”, njoftoi Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Qytetit të Shkupit.

Ura “Bellasica” është mbyllur për qarkullim katër muaj pasi më 12 maj shpërtheu zjarr.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara