www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të vrarë nga përplasjet në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit 

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan të premten për të vrarë në luftimet përgjatë kufirit ndërmjet tyre, në veriperëndim të rajonit separatist Nagorno-Karabakh.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se dy ushtarë të saj kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur pranë fshatrave kufitare Sotk dhe Norabak. Azerbejxhani fajësoi Armeninë se ka sulmuar me dronë pozicionet e saj përtej kufirit, në rajonin e Kalbajarit, duke plagosur tre ushtarë të tij.

Ndërkohë, Armenia tha se Azerbajxhani po shtonte numrin e forcave në afërsi të kufirit, dhe se po sulmonte pozicionet e saj me dronë, predha dhe të shtëna nga armë të lehta. Azerbajxhani mohoi se po shtonte numrin e trupave përgjatë kufirit, por deklaroi se po ndërmerrte “masa kundërpërgjigjëse”.

Agjencia Reuters nuk arriti t’i konfirmojë këto njoftime.

Nagorno-Karabakh, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, ka qenë burim konflikti mes dy fqinjëve në rajonin e Kaukazit, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, dhe ndërmjet armenëve etnikë dhe azerëve për më shumë se një shekull.

Megjithë bisedimet sporadike për arritjen e një marrëveshje paqësore rreth përcaktimit të kufijve, zgjidhjen e dallimeve rreth statusit të enklavës dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve, tensionet mes tyre mbesin të larta dhe incidentet e armatosura përgjatë kufirit të përbashkët janë të shpeshta./VOA

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara